Aksidenti mes motoçikletave në Livoç të Gjilanit ku mbeti një i vdekur, dy persona po trajtohen në spital - Gazeta Express
string(104) "aksidenti-mes-motocikletave-ne-livoc-te-gjilanit-ku-mbeti-nje-i-vdekur-dy-persona-po-trajtohen-ne-spital"

Gazeta Express

11/04/2026 8:47

Aksidenti mes motoçikletave në Livoç të Gjilanit ku mbeti një i vdekur, dy persona po trajtohen në spital

Gazeta Express

11/04/2026 8:47

Një aksident me fatalitet ndodhi mbrëmë në fshatin Livoq të Gjilanit ku humbi jetën një person.

Policia  tha se në këtë aksident u përfshinë dy motoçikleta dhe për pasojë njëri nga drejtuesit mori lëndime që ia humbën jetën. Ndërkaq, dy të tjerë morën lëndime.

“Fsh.Livoq ,Gjilan 10.04.2026 – 19:43. Në rrugën e lartcekur, ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet, në të cilin kanë qenë të përfshirë dy motoçikleta me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar njëri nga drejtuesit, ndërsa dy meshkuj kosovarë, janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement