Aksidenti me vdekje në aksin Fier-Lushnjë, arrestohen dy shoferët - Gazeta Express
string(64) "aksidenti-me-vdekje-ne-aksin-fier-lushnje-arrestohen-dy-shoferet"

Shqiperi

Gazeta Express

17/09/2025 12:00

Aksidenti me vdekje në aksin Fier-Lushnjë, arrestohen dy shoferët

Shqiperi

Gazeta Express

17/09/2025 12:00

Lidhur me aksidentin me pasojë vdekjen, ndodhur një ditë më parë në zonën e “Kryqëzimi i Vajkanit”, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, janë arrestuar dy drejtuesit e automjeteve që u përfshinë në përplasje.

Në pranga kanë rënë shtetasit J.M., 42-vjeç, banues në Londër, si dhe shtetasja L.M., 30 vjeçe, banuese në Laç. Në makinën e kësaj të fundit ndodhej dhe 53-vjeçarja si pasagjere, e cila ndërroi jetë.

Dy drejtuesit u arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në vijim të informacionit për aksidentin e djeshëm, te kryqëzimi i Vajkanit, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin J. M., 42 vjeç, banues në Londër, me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 30 vjeçe, banuese në Laç, humbi jetën pasagjerja në automjetin e fundit, shtetasja M. K., 53 vjeçe, banuese në Laç, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të 2 drejtuesve të automjeteve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 30-vjeçarja vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq 2 pasagjerët e tjerë të dëmtuar morën asistencë mjekësore dhe u larguan në banesa. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme“, njofton policia.