Aksidenti me një viktimë në Tiranë-Durrës, njëri prej të plagosurve në gjendje të rëndë - Gazeta Express
string(86) "aksidenti-me-nje-viktime-ne-tirane-durres-njeri-prej-te-plagosurve-ne-gjendje-te-rende"

Shqiperi

Gazeta Express

16/06/2023 10:52

Aksidenti me një viktimë në Tiranë-Durrës, njëri prej të plagosurve në gjendje të rëndë

Shqiperi

Gazeta Express

16/06/2023 10:52

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin dytësor Tiranë-Durrës.

Visar Meshi, 35 vjeç ishte pasagjer në automjetin tip “BMW X5” që doli nga rruga.

Të plagosur ng aksidenti mbetën Ensid Hasanllari dhe Erenik Cakraj, njëri prej të cilëve shoferi i mjetit.

Mësohet se një prej të rinjve është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa tjetri në gjendje me stabël.

Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia mbi normën e lejuar në këtë aks, ndërsa pas këqyrjes së vendit të ngjarjes është konstatuar lagështirë në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.

/Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement