Aksidenti me një të vdekur, policia jep detaje - Gazeta Express
string(45) "aksidenti-me-nje-te-vdekur-policia-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

20/03/2026 8:37

Aksidenti me një të vdekur, policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

20/03/2026 8:37

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Nadakoc të Vushtrrisë.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes tri veturave, dy civile dhe nje veturë zyrtare e policisë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Nadakoc, Vushtrri 19.03.2026 – 20:00. Tri vetura (dy civile dhe një veturë zyrtare e policisë) dhe një këmbësor janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ka ndërruar jetë këmbësori mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi, kurse drejtuesi i njërës prej veturave, i cili dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit është dërguar në mbajtje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement