Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik ndodhur sot në Gjirokastër, Qafë Muzinë.
Furgoni ka humbur kontrollin dhe ka rënë në greminë pasi ka tentuar që të shmangë një Fuoristradë që ishte duke ecur në krahë të kundërt dhe drejtohej nga një femër.
Ajo po ashtu ka marrë lëndime dhe ndodhet në spitalin e Gjirokastrës.
“Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P.
Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Për pasojë kanë humbur jetën 4 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.