Shoferi i ambulancës që u përfshi në aksident të enjten në Shkodër është arrestuar nga policia. Sipas policisë, 65-vjeçari u vu në pranga për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Shkodër- Hani i Hotit”, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin P. S., 65 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 65-vjeçari duke drejtuar autoambulancën e Spitalit të Koplikut, si rezultat i një parakalimi të gabuar ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. K., 57 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën, dhe janë dëmtuar dy pasagjeret shtetaset S. K.,43 vjeçe, dhe D. K., 18 vjeçe,(bashkëshortja dhe vajza e shtetasit A. K), të cilat ndodhën në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...