Aksidenti i rëndë në Shqipëri, Edi Rama i publikon pamjet dhe e përgëzon publikisht policin që ndërhyri - Gazeta Express
string(102) "aksidenti-i-rende-ne-shqiperi-edi-rama-i-publikon-pamjet-dhe-e-pergezon-publikisht-policin-qe-nderhyri"

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 18:21

Aksidenti i rëndë në Shqipëri, Edi Rama i publikon pamjet dhe e përgëzon publikisht policin që ndërhyri

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 18:21

Sot një policin i Shqipërisë, Kladi Mustaj, ka bërë një ndërhyrje të guximshme duke shpëtuar jetën e tre qytetarëve të cilët ishin aksidentuar në rrugën Levan-Fier.

Ndaj kësaj, ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai ka thënë se Mustajt ‘‘i jemi të gjithë mirënjohës për forcën e madhe të shembullit në shpëtimin e tre qytetarëve’’.

‘‘Respekt🤍

Kur një punonjës policie turpëron uniformën, me të drejtë të gjithë revoltohemi dhe padrejtësisht shumëkush shan të tërë policinë, por Policia e Shtetit nuk përfaqësohet nga ata që e turpërojnë, po nga mijëra burra, djem e vajza që punojnë me përkushtim, në mes të të cilëve ka edhe heronj si Agim Troci, i cili u hodh në zjarr për të shpëtuar nga zjarri të tjerët apo si Klajdi Mustaj, të cilit i jemi të gjithë mirënjohës për forcën e madhe të shembullit në shpëtimin e tre qytetarëve të dëmtuar gjatë një aksidenti në aksin rrugor Levan-Fier’’, ka shkruar Rama.