Aksidenti i rëndë në Kutllovc i mori jetën anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë - Dega del me njoftim - Gazeta Express
string(109) "aksidenti-i-rende-ne-kutllovc-i-mori-jeten-anetarit-te-levizjes-vetevendosje-ne-mitrovice-dega-del-me-njoftim"

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 14:24

Aksidenti i rëndë në Kutllovc i mori jetën anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë – Dega del me njoftim

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 14:24

Lëvizja Vetëvendosje, Dega në Mitrovicë, ka njoftuar për vdekjen tragjike të anëtarit të Degës, Dashnor Kërleshi.

Dega e VV-së në Mitrovicë kanë shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit dhe për të gjithë ata që e kanë njohur.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ikjen e hershme tragjike nga jeta të Dashnor Kërleshit.Ai ishte anëtari ynë dhe aktivist i përkushtuar i Qendrës sonë, i edukuar, punëtor i zellshëm dhe i dashur për të gjithë ne. Kontributi i tij do të mbetet gjithmonë pjesë e rrugëtimit tonë.

Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kerleshi, të afërmit dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin”, thuhet në njoftim.

Dashnor Kërleshi ka humbur jetën ditën e mërkurë pas një aksidenti të rëndë në fshatin Kutllovc.

Advertisement
Advertisement
Advertisement