Aksidenti i rëndë mori jetën e motoristit, pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes - Gazeta Express
string(79) "aksidenti-i-rende-mori-jeten-e-motoristit-pamje-ekskluzive-nga-vendi-i-ngjarjes"

Aksidenti i rëndë mori jetën e motoristit, pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes

Gazeta Express

26/07/2020 19:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralën Pejë-Prishtinë. Si pasojë, një person ka humbur jetën.

Lajmin për Gazetën Express e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Lexo Edhe:

“Sot, më 26.07.2020, në ora 15:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Komoran. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, për Express.

“Sipas ekipit mjekësor një person si pasojë e aksidentit është pa shenja jete. Njësia policore e autostradës  po merret me matjet dhe shikimin e vend-ngjarjes”, ka shtuar ai.

Express ju sjell pamje nga vendi i aksidentit: