Aksidenti i frikshëm në Tiranë, një nga viktimat e diplomuar për Gazetari - Gazeta Express
string(72) "aksidenti-i-frikshem-ne-tirane-nje-nga-viktimat-e-diplomuar-per-gazetari"

Shqiperi

Gazeta Express

10/03/2023 10:21

Aksidenti i frikshëm në Tiranë, një nga viktimat e diplomuar për Gazetari

Shqiperi

Gazeta Express

10/03/2023 10:21

Viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi dje në Tiranë janë 3 të rinj. Klevis Ruçaj, 20 vjeç, banues në Fier, i cili ishte në timonin e “Audit” dhe dy pasagjeret në mjet, Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë.

Dy vajzat gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi 20-vjeçar disa orë më vonë në Spitalin e Traumës. Nga ngjarja mbetën të plagosur 3 persona të tjerë, që udhëtonin me një makinë “Hyundai”. Kjo makinë u godit nga “Audi” i tre të rinjve, pas humbjes së kontrollit. Makina që drejtohej nga 20-vjeçari u përplas me barrierat mbrojtëse dhe ra nga mbikalimi. Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara e “Audit”.

23-vjeçarja Sikela Përroj një nga viktimat e aksidentit të frikshëm ishte nga Shalsi i Cërrikut, ndërsa kishte mbaruar studimet për degën e Gazetarisë.

/Gazeta Express