Aksidenti i ambulancës në Sarandë, ndërron jetë pas 7 ditësh në koma infermierja - Gazeta Express
string(79) "aksidenti-i-ambulances-ne-sarande-nderron-jete-pas-7-ditesh-ne-koma-infermierja"

Aksidenti i ambulancës në Sarandë, ndërron jetë pas 7 ditësh në koma infermierja

Gazeta Express

28/09/2020 21:30

Ndahet nga jeta infermierja Adelina Rizvani, e plagosur rëndë nga aksidenti i rreth një jave më parë ku u përfshi ambulanca me të cilën ajo udhëtonte.

Ambulanca ishte duke udhëtuar kundravajtje dhe me shpejtësi duke shkuar për të marë një të sëmurë, kur u përplas në kryqëzim me një automjet “BMW”.

Lexo Edhe:

58-vjeçarja mbeti e plagosur rëndë nga aksidenti dhe u dërgua drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Fatkeqësisht, pas gati një jave, infermierja ndërroi jetë ditën e sotme rreth orës 15:00.