Aksidenti fatal në RMV, tre viktimat që u gjetën brenda veturës në Vardar janë gra, pezullohet kërkimi për personin e katërt - Gazeta Express
string(121) "aksidenti-fatalne-rmv-tre-viktimat-qe-u-gjeten-brenda-vetures-ne-vardar-jane-gra-pezullohet-kerkimi-per-personin-e-katert"

Lajme

Gazeta Express

02/01/2025 22:13

Aksidenti fatal në RMV, tre viktimat që u gjetën brenda veturës në Vardar janë gra, pezullohet kërkimi për personin e katërt

Lajme

Gazeta Express

02/01/2025 22:13

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rashçe-Saraj, në Maqedoninë e Veriut, të enjten.

Në rrethana ende të paqarta një automjet ka rënë në lumin e Vardarit, kanë raportuar mediat në Maqedoni e Veriut.

Institcionet relevante të shpëtimit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Pesë persona ishin në veturë, tre janë konfirmuar të vdekur – të gjitha viktimat janë gra.

Një person tjetër është në kërkim, raporohet si i gjinisë mashkullore.

Operacioni i kërkimit është pezulluar, për shkak të kushteve atmosferike.

Ndërkaq, pasagjeri tjetër ishte një fëmijë 5-vjeçar, që raportohet të ketë dalë nga automjeti para se vetura të binte në lumë.

Ai është hasur nga disa kalimtarë rasti dhe është dërguar në spital për t’i dhënë ndihmën mjekësore. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement