Dy pilotë humbën jetën pasi një avion i Air Canada Express u përplas me një kamion zjarrfikës gjatë uljes në aeroportin La Guardia në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton The Guardian.
Nga përplasja u plagosën rëndë edhe nëntë persona, të cilët janë dërguar në spital. Mjeti zjarrfikës ishte në pistë duke reaguar ndaj një emergjence tjetër.
Avioni, me 72 pasagjerë dhe 4 anëtarë ekuipazhi në bord, goditi kamionin me rreth 24 milje në orë. Dëshmitë tregojnë se kontrolli ajror tentoi ta ndalte mjetin pak sekonda para përplasjes.
Sipas The Guardian, aeroporti u mbyll përkohësisht dhe disa fluturime u devijuan, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.