Aksident zinxhiror në Prishtinë, shtatë persona të lënduar - Gazeta Express
string(57) "aksident-zinxhiror-ne-prishtine-shtate-persona-te-lenduar"

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 10:32

Aksident zinxhiror në Prishtinë, shtatë persona të lënduar

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 10:32

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes katër automjeteve mëngjesin e sotëm në rrugën “Jusuf Gërvalla”, në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinë, Florie Ahmeti.

Sipas Ahmetit, të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes katër automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit shtatë persona janë lënduar. Personave të lënduar u është ofruar tretman mjekësorë, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement