Aksident tragjik në Shkup, ndërron jetë një 22-vjeçare - Gazeta Express
string(53) "aksident-tragjik-ne-shkup-nderron-jete-nje-22-vjecare"

Lajme

Gazeta Express

30/01/2025 12:24

Aksident tragjik në Shkup, ndërron jetë një 22-vjeçare

Lajme

Gazeta Express

30/01/2025 12:24

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Shkup në bulevardin “Aradhat Partizane”, ku ka mbetur i vdekur një person.

Sipas informacioneve të MPB-së, në aksident ka humbur jetën një vajzë 22-vjeçare.

Drejtuesi i makinës është arrestuar dhe ndaj tij do të ngrihet padi.

“Me datë 29.01.2025 në ora 23:43, në SPB Shkup është raportuar se automjeti i pasagjerëve “Peugeot 207” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 22 vjeçar nga Shkupi, ka goditur këmbësorin F.K (22) gjithashtu nga Shkupi e cila nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë. Shoferi V.J. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement