Aksident tragjik në Shkodër, humb jetën 37-vjeçari, plagosen gruaja dhe dy fëmijët - Gazeta Express
string(80) "aksident-tragjik-ne-shkoder-humb-jeten-37-vjecari-plagosen-gruaja-dhe-dy-femijet"

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2025 2:29

Aksident tragjik në Shkodër, humb jetën 37-vjeçari, plagosen gruaja dhe dy fëmijët

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2025 2:29

Një aksident i rëndë dhe i trefishtë ndodhi pasditen e 4 korrikut rreth orës 14:50 në Kryebushat, Shkodër, duke i marrë jetën 37-vjeçarit Gjin Bzhangaj.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi në aksin Shkodër–Lezhë, kur një kamion u përplas fillimisht me një mjet tjetër dhe më pas goditi makinën ku ndodhej viktima bashkë me familjen.

Në aksident u plagosën edhe bashkëshortja e tij, 32-vjeçarja J. Bzhangaj, si dhe dy fëmijët e tyre të mitur, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga mjetet e tjera të përfshira në përplasje nuk raportohet për të lënduar. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit.