Aksident tragjik në Pogradec/ Makina bie në liqen, humb jetën 34-vjeçari - Gazeta Express
string(70) "aksident-tragjik-ne-pogradec-makina-bie-ne-liqen-humb-jeten-34-vjecari"

Shqiperi

Gazeta Express

10/07/2025 16:17

Aksident tragjik në Pogradec/ Makina bie në liqen, humb jetën 34-vjeçari

Shqiperi

Gazeta Express

10/07/2025 16:17

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec–Qafë Thanë, në zonën e njohur si “Tuneli” në Piskupat. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqenin e Pogradecit, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të mjetit.

Viktima është identifikuar si Alfons Bleta, 34 vjeç, banues në Pogradec. Sipas të dhënave paraprake nga policia, dyshohet se ai ka humbur kontrollin e makinës, duke devijuar nga rruga dhe rënë në ujë.

“Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor ‘Pogradec-Qafë Thanë’, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqen. Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.