Aksident tragjik në Pejë: Një i vdekur dhe katër të lënduar në Nabërgjan - Gazeta Express
string(71) "aksident-tragjik-ne-peje-nje-i-vdekur-dhe-kater-te-lenduar-ne-nabergjan"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 20:04

Aksident tragjik në Pejë: Një i vdekur dhe katër të lënduar në Nabërgjan

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 20:04

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:55 në fshatin Nabërgjan të Pejës, ku si pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur kur një veturë e tipit Pezho, e drejtuar nga i dyshuari, gjatë një përpjekjeje për të bërë përballkalim ka kaluar në shiritin e kundërt të rrugës, duke goditur një veturë që po vinte përballë.

Njësitet kompetente të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e njërit prej pasagjerëve në vend. Katër persona të tjerë janë lënduar dhe janë dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa njëri prej tyre, për shkak të natyrës së lëndimeve, është transferuar për trajtim të mëtejshëm në QKUK – Prishtinë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. I dyshuari është ndaluar për 48 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore.