Aksident tragjik në Itali, vetura përplaset me kamionin e plehrave, dyshohet se vdiq një 33-vjeçar shqiptar - Gazeta Express
string(105) "aksident-tragjik-ne-itali-vetura-perplaset-me-kamionin-e-plehrave-dyshohet-se-vdiq-nje-33-vjecar-shqiptar"

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 13:52

Aksident tragjik në Itali, vetura përplaset me kamionin e plehrave, dyshohet se vdiq një 33-vjeçar shqiptar

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 13:52

Shoferi i një makine të vogël u dogj për vdekje në një aksident që ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit të djeshëm, në autostradën Porrettana Nord, në zonën e Marzabotto, në Bolonja Itali.

Mjeti “Volkswagen Lupo” i viktimës, që dyshohet se është një 33-vjeçar shqiptar, në emrin e të cilit ishte i regjistruar, me sa duket ndërsa po parakalonte, kur u përplas ballë për ballë me një kamion plehrash.

Më pas doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët. Zjarrfikësit, paramedikët dhe karabinierët ndërhynë, por kur mbërritën shërbimet e emergjencës, burri ishte djegur për vdekje brenda automjetit.

itali aksidenti1

“Viktima besohet të jetë një burrë 33-vjeçar shqiptar, banues në Marzabotto dhe pronar i regjistruar i makinës, por identifikimi zyrtar nuk ka qenë ende i mundur për shkak të gjendjes së trupit”, njoftoi policia italiane pas hetimeve paraprake.

Autostrada Porrettana ishte e mbyllur për trafikun për disa orë dhe u rihap vetëm pas hetimeve të kryera dhe ndërhyrjes.

itali aksidenti2

Advertisement
Advertisement
Advertisement