Aksident tragjik në Itali, goditet për vdekje një ri shqiptar - Gazeta Express
string(60) "aksident-tragjik-ne-itali-goditet-per-vdekje-nje-ri-shqiptar"

Lajme

Gazeta Express

02/03/2024 19:18

Aksident tragjik në Itali, goditet për vdekje një ri shqiptar

Lajme

Gazeta Express

02/03/2024 19:18

Një shqiptar humbi jetën, në një aksident tragjik një ditë më parë në Itali

.21-vjeçari u përplas nga një furgon që drejtohet nga një 41-vjeçar në zonën e komunës Terracina, në provincën Latina, shkruajnë mediat italiane.

Lexo Edhe:

 

Sipas dëshmisë, fillimisht shoferi kuptoi se përplasi diçka. Pasi ndaloi, ai kërkoi rreth vendngjarjes dhe mes bimëve dhe shkurreve gjeti trupin e pajetë të viktimës, që u identifikua më pas.

 

Peach e sheh Marrëveshjen e Belfastit si mundësi për zgjidhje midis Kosovës dhe Serbisë

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Shoferi u ndalua dhe është vënë nën hetim, ndërkohë që sipas policisë, ai rezultoi negativ në testin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.