Aksident tragjik në Durrës, u përplas nga makina, 22-vjeçarja ndërron jetë në spital, arrestohet shoferi - Gazeta Express
string(101) "aksident-tragjik-ne-durres-u-perplas-nga-makina-22-vjecarja-nderron-jete-ne-spital-arrestohet-shoferi"

Shqiperi

Gazeta Express

21/06/2023 20:14

Aksident tragjik në Durrës, u përplas nga makina, 22-vjeçarja ndërron jetë në spital, arrestohet shoferi

Shqiperi

Gazeta Express

21/06/2023 20:14

Një 22-vjeçare ka ndërruar jetë në spital pasi u aksidentua mbrëmjen e djeshme nga një automjet teksa ishte duke ecur në rrugë.

Policia bën me dije se Erisa Aliaj 22 vjeç ka humbur jetën ditën e sotme për shkak të dëmtimeve të marra. Ndërkohë policia ka vënë në pranga shoferin.

E reja, nga Tropoja ishte studente në Universitetin e Durrësit dhe ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga makina. Ndërkohë policia ka arrestuar 24 vjeçarin Indrit Ukra i cili drejtonte makinën që përplasi të renë.

“Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:45, në lagjen nr.17/1, Durrës, shtetasi I. U., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen E. A., 22 vjeçe, (këmbësore) e cila është dërguar në spitalin rajonal Durrës dhe ndodhej nën kujdesin e mjekëve, shtetasja E. A, për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën ditën e sotme, në spital.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës, menjëherë pas aksidentit bënë arrestimin e shtetasit I. U., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

/Gazeta Express