Aksident tragjik në Divjakë, humb jetën 15-vjeçari me motoçikletë - Gazeta Express
string(64) "aksident-tragjik-ne-divjake-humb-jeten-15-vjecari-me-motociklete"

Shqiperi

Gazeta Express

24/06/2025 13:04

Aksident tragjik në Divjakë, humb jetën 15-vjeçari me motoçikletë

Shqiperi

Gazeta Express

24/06/2025 13:04

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar këtë të martë në aksin “Pushimi i Shoferit – Divjakë”, ku një automjet ka përplasur një motoçikletë.

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë një 15-vjeçar që ndodhej në motoçikletë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe dinamikën e saktë.

Ende nuk janë bërë publike detaje mbi identitetin e viktimës apo drejtuesve të mjeteve të përfshira. Autoritetet po marrin dëshmitë e para nga të pranishmit dhe po analizojnë gjurmët në vendin e ngjarjes.