Një akident ka ndodhur në Bresje të Fushë Kosovës të dielën rreth orës 20:30, ku ka pasur pasoja fatrale.
SI pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur një këmbësor.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Flora Ahemti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 20:30, kemi pranuar informatën se në Bresje të Fushë Kosovës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka mbetur i vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta Express