string(67) "aksident-trafiku-te-katedralja-ne-prishtine-dyshohet-per-te-lenduar"

Gazeta Express

14/06/2022 19:49

Aksident trafiku te Katedralja në Prishtinë, dyshohet për të lënduar

Gazeta Express

14/06/2022 19:49

Një aksident trafiku po raportohet të ketë ndodhur të Katedraleja në Prishtinë.

Lexues të Gazetës Express kanë dërguar fotografi nga aksidenti, ndërsa aty është parë edhe autoambulanca.

Dyshohet se ka të lënduar, mirëpo ende nuk dihet se sa persona janë lënduar nga ky aksident.

Sipas lexuesit, rruga që çon tek Ulpiana është e bllokuar si pasojë e aksidentit.

Gazeta Express ka tentuar të komunikojë me Policinë e Kosovës, por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka marrë asnjë përgjigje.