Aksident trafiku në Skenderaj, vdes këmbësori 74 vjeçar - Gazeta Express
string(54) "aksident-trafiku-ne-skenderaj-vdes-kembesori-74-vjecar"

Lajme

Gazeta Express

17/03/2026 22:23

Aksident trafiku në Skenderaj, vdes këmbësori 74 vjeçar

Lajme

Gazeta Express

17/03/2026 22:23

Sonte rreth orës 21:10, në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj, ka ndodhur një aksident trafiku me vdekje, ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.

Siç tha ai, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor.

“Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën këmbësori, rreth 74-vjeçar”, tha Zahiti.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Stacion Policor për procedura të mëtejme, shtoi Zahiti.

“Njësitet relevante policore, përfshirë hetuesit e aksidenteve të trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”, përfundoi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement