Aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, lëndohen dy persona - Gazeta Express
string(69) "aksident-trafiku-ne-rrugen-prishtine-fushe-kosove-lendohen-dy-persona"

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 11:06

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, lëndohen dy persona

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 11:06

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në mëngjesin e sotmen në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti për Gazetën Express ka njoftuar se si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

‘‘Sot rreth orës 09:40 kemi pranuar informatën se në rrugën  Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal’’, thuhet në përgjigjen e policisë. /GazetaExpress