Rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme, në rrugën Lipjan-Shtime ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.
Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës tha për Gazetën Express se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa si pasojë kanë pësuar lëndime katër persona.
Ajo shtoi se me hetimin e plotë po merret njësiti rajonal i trafikut.