Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës, të cilët thanë se rreth orës 16:30 është pranuar informata për aksidentin.
“Të lënduarve u është ofruar ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Njësia e Trafikut e Kryeqytetit, e cila ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Policia nuk ka dhënë detaje shtesë për gjendjen shëndetësore të të lënduarve apo për numrin e mjeteve të përfshira në aksident. Hetimet janë në vazhdim.
Një mënyrë më e lehtë dhe më e sigurt për të paguar me iPhone, Apple Watch, iPad, Mac dhe...