Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet një person - Gazeta Express
string(51) "aksident-trafiku-ne-prishtine-lendohet-nje-person-2"

Gazeta Express

16/09/2020 10:00

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet një person

Gazeta Express

16/09/2020 10:00

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë.

Lexo Edhe:

“Sot rreth orës 08:00, në udhëkryqin që lidh rrugët Luan Haradinaj dhe Ukshin Hoti në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. Të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

Ahmeti bëri të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.