Një aksident trafiku ka ndodhur ditën e sotme në Gllarevë të Klinës.
Nga fotot e ndara në rrjetet sociale shihet se në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura.
Po ashtu shihet se në vendngjarje janë edhe policia e Kosovës.
Përveç dëmeve materiale, ende s’dihet se ka persona të lënduar.



