Aksident trafiku në Fushë Kosovë - Gazeta Express
string(32) "aksident-trafiku-ne-fushe-kosove"

Aksident trafiku në Fushë Kosovë

Lajme

Gazeta Express

26/02/2021 19:51

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth një orë më parë në Fushë Kosovë, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura, ndërsa lajmin për Gazetën Express e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Lexo Edhe:

“Rreth orës 19:00 në Fushë Kosovë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Në këtë aksident kanë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Ahmeti. /Express/