Një aksident i rëndë trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur në fshatin Grazhdanik në Prizren, ku si pasojë e tij janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, shkruan Gazeta Express.
Në njoftimin e PK-së shtohet edhe se, pos dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar edhe ngasësi i motoçikletës dhe pasagjeri në veturë, ku ngasësi i motoçikletës është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
‘‘Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit’’, thuhet në njoftimin e PK-së.
Tutje, policia ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit në mënyrë që të shmangen aksidentet.
Njoftimi:
Aksident trafiku me lëndime të rënda trupore
Prizren, 31_ / 05 / 2025 – Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal në Prizren, janë njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur më datë 31.05.2025 rreth orës 18:15 në rrugën “Besim Shala” në fshatin Grazhdanik, Prizren.
Aksidenti ka ndodhur në mes të një veture dhe një motoçiklete.
Si pasojë e këtij e aksidetit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar ngasësi i motoçikletës dhe pasagjeri në veturë. Për shkak të natyrës së lëndimeve të rënda, ngasësi i motoçikletës është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Sipas deklaratës së mjekut kujdestar të emergjencës në Spitalin e Prizrenit, gjendja shëndetësore e tij është e rëndë.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit, në mënyrë që të shmangen aksidentet dhe të rritet siguria rrugore për të gjithë qytetarët. /GazetaExpress