Aksident te “Kthesa e Murrashit”, makina humb kontrollin dhe përmbyset - Gazeta Express
string(67) "aksident-te-kthesa-e-murrashit-makina-humb-kontrollin-dhe-permbyset"

Shqiperi

Gazeta Express

05/11/2022 10:11

Aksident te “Kthesa e Murrashit”, makina humb kontrollin dhe përmbyset

Shqiperi

Gazeta Express

05/11/2022 10:11

Një automjet është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Sipas raportimeve, gjatë lëvizjes automjeti ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

Si pasojë e këtij aksidenti është paralizuar qarkullimi për pak minuta, por më pas është rikthyer normaliteti.

Shkak i aksidentit dyshohet mbizotërimi i reshjeve të dendura dhe gurët e rënë në rrugë nga lartësia.

/Gazeta Express