Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur përballë Sallës “1 Tetori”, ku është përfshirë së paku një motoçikletë.
Në pamjet e siguruara nga “KlanKosova” shihet se në gjendje të rëndë është një person.
Ai shihet të jetë i shtrirë në tokë, i gjakosur teksa disa persona mundohen t’i japin ndihmë.