Aksident në Vushtrri, lëndohet një person - Policia jep detaje - Gazeta Express
string(59) "aksident-ne-vushtrri-lendohet-nje-person-policia-jep-detaje"

Gazeta Express

28/01/2023 21:11

Aksident në Vushtrri, lëndohet një person – Policia jep detaje

Gazeta Express

28/01/2023 21:11

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, në fshatin Nadakofc.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Lexo Edhe:

Ai tha se në këtë aksident janë të përfshira dy vetura.

“Rreth orës 20:30 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Nadakovc ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime”.