Aksident në Vitomiricë të Pejës, një person dërgohet në spital - Gazeta Express
string(61) "aksident-ne-vitomirice-te-pejes-nje-person-dergohet-ne-spital"

Aksident në Vitomiricë të Pejës, një person dërgohet në spital

Gazeta Express

18/10/2020 11:14

Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në Vitomiricë të Pejës, mes një automjeti dhe një çiklisti, si pasojë e të cilit lëndime trupore ka pësuar ky i fundit.

Çiklisti është dërguar për trajtim mjekësor në spital, ndërsa shkaqet e aksidentit nuk dihen akoma.

Lexo Edhe:

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:45 mes një automjeti dhe një çiklisti, si pasojë e aksidentit çiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Rugova për Express.