Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin Fushë Arrëz–Kryezi–Iballë, në veri të Shqipërisë, ku dy turistë që udhëtonin me motor janë përplasur me një automjet.
Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë të dy turistët kanë pësuar dëmtime të rënda. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Pukës për të marrë ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht njëri prej tyre ka ndërruar jetë pak pas mbërritjes në spital.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik që ka tronditur zonën.