Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premte në Bushat të Vaut të Dejës. Bëhet me dije se një automjet ka përplasur një motomjet të drejtuar nga një 16-vjeçar.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, si pasojë e përplasjes, 16-vjeçar që ishte pasagjer në motomjet, ka mbetur i plagosur. Ky i fundit është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.