Aksident në Tepelenë, përplasen kokë më kokë dy mjete, gjashtë të lënduar - Gazeta Express
string(71) "aksident-ne-tepelene-perplasen-koke-me-koke-dy-mjete-gjashte-te-lenduar"

Shqiperi

Gazeta Express

20/03/2022 15:15

Aksident në Tepelenë, përplasen kokë më kokë dy mjete, gjashtë të lënduar

Shqiperi

Gazeta Express

20/03/2022 15:15

Një aksident me pasojë plagosjen e gjsashtë personave ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Krahës-Mallakastër.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Krahës, Bashkia Memaliaj ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar plagosjen e gjashtë personave, dy prej të cilëve në gjendje mjaft të rëndë.

Tepelenë/Informacion paraprak.

Rreth orës 14:30, në aksin rrugor Memaliaj – Krahës, në afërsi të fshatit Krahës, janë përplasur automjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin L. F., 50 vjeç, banues në Mallakastër, me autiomjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. M., 36 vjeç banues në Përmet.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve si dhe 4 pasagjerët, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit

Advertisement
Advertisement
Advertisement