Një akident i shumëfishtë ka ndodhur këtë të enjte në zonën e Radhimës. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se në aksident janë përfishirë 5 makina.
Ka qenë një automjet tip Volswagen ai i cili ka përplasur 4 mjetet e tjera, një pjesë e të cilave kanë qenë të parkuara.
Bëhet me dije se nga përplasja kanë mbetur të lënduar dy persona, gjendja shëndetësore e të cilëve nuk dihet ende.
Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Gazeta Express