Një aksident mes një kamioni dhe një veture ka ndodhur sot në Potërq të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës tha për Express se pesë persona janë lënduar.
“Sot rreth orës 14:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Poterq-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara 1 kamion dhe 1 veturë, si pasojë e aksidentit 5 persona kanë pësuar lendime trupore, të njëjtit janë dërguar ne Spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...