Aksident në Pogradec, humb jetën një grua - Gazeta Express
string(40) "aksident-ne-pogradec-humb-jeten-nje-grua"

Shqiperi

Gazeta Express

22/08/2025 19:15

Aksident në Pogradec, humb jetën një grua

Shqiperi

Gazeta Express

22/08/2025 19:15

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë, ku ka humbur jetën një grua e moshuar nga Durrësi. Viktima, e identifikuar si Manushaqe Gjoka, kishte udhëtuar për pushime në Pogradec. Ajo u përplas nga një automjet teksa po kalonte vijat e bardha pranë hotelit ku qëndronte.

Pavarësisht ndihmës së shpejtë të ekipeve mjekësore, e cila e transportuan menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të plagëve të rënda, 70-vjeçarja ka ndërruar jetë gjatë rrugës.