Aksident në Lezhë, tre të lënduar, njëri niset drejt “Traumës” - Gazeta Express
string(58) "aksident-ne-lezhe-tre-te-lenduar-njeri-niset-drejt-traumes"

Shqiperi

Gazeta Express

01/09/2025 14:53

Aksident në Lezhë, tre të lënduar, njëri niset drejt “Traumës”

Shqiperi

Gazeta Express

01/09/2025 14:53

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Lezhës.

Burime policore bëjnë me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën pranë kryqëzimit të Ishull Shhëngjinit.

Si pasojë e përplasjes së fortë, njëra nga makinat ka përfunduar në një parcelë.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona. Njëri prej tyre është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.