Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Klosit.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ish-pazari i vjetër” ku drejtuesi i një motoçiklete është gjetur në rrugë i gjakosur.
Ishin kalimtarët e rastit të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë duke telefonuar shërbimin e emergjencës.
Burime pranë qendrës shëndetësore Klos thanë se i plagosuri është gjetur në gjendje të rëndë pasi ka pësuar frakturë në pjesën e pasme të kokës. Pasi ka marrë ndihmën e parë në Qendrën Shëndetësore Klos është dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit.
Paraprakisht nuk dihet nëse personi është aksidentuar vetë me motorin e tij apo është goditur nga ndonjë automjet që më pas mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.
/Gazeta Express
Pas një investimi milionësh të bërë nga UBT, nga sot Kosova është bërë zyrtarisht me qendrën e parë ekselente...