Aksident në Kçiq të Mitrovicës, përfshihet një automjet dhe një traktor - Gazeta Express
string(70) "aksident-ne-kciq-te-mitrovices-perfshihet-nje-automjet-dhe-nje-traktor"

Lajme

Gazeta Express

13/07/2025 22:57

Aksident në Kçiq të Mitrovicës, përfshihet një automjet dhe një traktor

Lajme

Gazeta Express

13/07/2025 22:57

Një aksident ka ndodhur në fashitin Kçiq të Mitrovicës.

Në këtë aksident që ka ndodhur në ora 21:34 është përfshirë një veturë dhe një traktor.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Fexhrije Pllana, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

“Sot rreth orës 21:34 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Kçiq, të involvuar janë një automjet dhe një traktor, një person ka marr lëndime, i cili është duke u trajtuar, në spitalin rajonal Mitrovicë”, ka thënë ajo. /Gazeta Express