Një aksident tragjik i mori jetën një shtetasi shqiptar në Itali.
Sipas mediave fqinje viktimë mbeti 46- vjeçari i identifikuar si Sokol Keci.
Por ajo që e bën më të trishtë ngjarjen është fakti se ai humbi jetën ditën kur do festonte 46- vjetorin e lindjes.
Ngjarja ka ndodhur pak para orës 9 të mëngjesit në kilometrin 49 + 500 të autostradës A13 në korsinë e jugut, në komunën Occhiobello.
Edhe pse ai u dërgua me urgjencë në spital me anën e një helikopteri, nuk mundi t’u shpëtonte plagëve të marra./Express