Aksident në Gllarevë të Klinës, tre të lënduar - Policia jep detaje - Gazeta Express
string(64) "aksident-ne-gllareve-te-klines-tre-te-lenduar-policia-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 19:35

Aksident në Gllarevë të Klinës, tre të lënduar – Policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 19:35

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në Gllarevë të Klinës.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Gashi deklaroi se në aksident ishin të përfshirë dy vetura.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Sipas informacioneve janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe po e heton rastin”, theksoi ai.