Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të marte në fshatin Marinëz të Fierit.
Automjeti me drejtues një 58-vjeçar ka përplasur një të mitur, 4 vjeç.
I mituri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë shoferi është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
“Rreth orës 15:30, në fshatin Marinëz, automjeti me drejtues shtetasin I. K., 58 vjeç, banues në Roskovec, ka përplasur një fëmijë 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim.
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...