Një shtetas i huaj e ka goditur me veturë një biçiklist në Ferizaj.
“Rr. Brahim Ademi, Ferizaj / 27.09.2025-19:55. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është përfshirë një veturë dhe një biçikletë. I dyshuari shtetas i huaj, derisa duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur biçikletën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe i është ofruar tretman mjekësor. Rasti në procedurë të rregullt”