Aksident në Elbasan, përplasen tre makina, një prej tyre shkatërrohet plotësisht - Gazeta Express
string(78) "aksident-ne-elbasan-perplasen-tre-makina-nje-prej-tyre-shkaterrohet-plotesisht"

Aksident në Elbasan, përplasen tre makina, një prej tyre shkatërrohet plotësisht

Shqiperi

Gazeta Express

28/03/2023 8:25

Tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën rreth orës 23:15 në një nga rrugët kryesore në qytetin e Elbasanit dhe njëra prej tyre është shkatërruar pothuajse plotësisht.

Shkak i këtij aksidenti dyshohet se ka qenë qarkullimi me shpejtësi tej normave të lejuara dhe moti i keq.

Lexo Edhe:

Fatmirësisht nuk ka pasur lëndime serioze të drejtuesve të automjeteve. Burime nga vendngjarja bënë me dije se automjeti tip “Fuoristradë” që u përfshi në aksident pasi ka dalë jashtë korsisë së rrugës është përplasur me murin rrethues të një banese, ndërsa dy autoveturat janë përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Policia ndërkohë ka mbërritur në vendngjarje për dokumentimin e provave dhe përcaktimin e shkaqeve që sollën këtë aksident.